Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e Postës Shqiptare!

17 October 2026, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e

Gjatë protestës në Durrës, të rinjë kanë thyer xhamat e Postës Shqiptare. 

Siç shihet edhe në pamje, protestuesit gjuajnë drejt postës me sende të forta. Gjatë tensioneve në protestë ka pasur edhe shoqërime. 

Pak më herët, studentët u vunë flakën edhe koshave të mbeturinave dhe dëmtuan sinjalistikën rrugore vertikale.

Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre të shoqëruar në komisariate pas incidenteve gjatë tubimit. 

Gjatë protestës, të rinjtë u bënë thirrje edhe punonjësve të Policisë që të heqin uniformat dhe tu bashkohen atyre, me argumentin se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos përballë fëmijëve të tyre.


Video