Humb ndjenjat një protestues para MAS, transportohet me ambulancë në spital

17 October 2026, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humb ndjenjat një protestues para MAS, transportohet me ambulancë

Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca.

Burri në moshë të mesme është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Kledi Hoti, tha se protestuesit i kishte rënë të fikët nga gazi dhe se në një moment nuk i kishte ndjerë pulsin.

“I ka rënë të fikët nga gazi. Nuk kishte puls, më shtrëngoi dorën. Por nuk e dimë çfarë problemesh ka, por kishte një operacion”, raportoi ai për A2 CNN.


Video