EKSKLUZIVE/ Dalin pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 28-vjeçari në Berat

21 February 2023, 12:20Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE/ Dalin pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën
Në foto: Kliti Merkaj

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në familjen Merkaj, e cila rreth 1-muaj më parë humbi djalin, që u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum.

Një tjetër vdekje e dhimbshme dhe tragjike për këtë familje ishte aksidenti i rëndë i djalit të tyre 28-vjeç, Kliti Merkaj i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur gjatë natës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Ura e Kuçit-Dimal, në rreth rrotullimin e Poshnjes, ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

28-vjeçari ka qene duke ardhur në Berat dhe ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Mercedenc Benz’ dhe është përplasur fillimisht me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë automjeti është përfshirë nga flakët dhe 28-vjeçari Kliti Merkaj është shkrumbuar brenda mjetit.

VoxNews ka siguruar pamjet kur makina po digjej:



 


Video