E rëndë në Berat/ I riu digjet brenda makinës, u përplas me shtyllën e ndriçimit dhe përfundoi në kanal duke marrë flakë

21 February 2023, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Berat/ I riu digjet brenda makinës, u
Pamje nga mjeti i shkrumbuar

Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në qytetin e Beratit, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Ngjarja ka ndodhu në aksin rrugor Berat – Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.

Makina pasi ka goditur shtyllën e ndriçimit ka rënë në kanal duke shpërthyer më pas në flakë, ndërsa shtetasi K.M, ka mbetur brenda mjetit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacione paraprake.

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.


Video