"Vrasja e Xhoit është e gjithëfishtë"/ Protesta para prokurorisë së Tiranës, hidhet bojë e kuqe

20 February 2023, 18:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Vrasja e Xhoit është e gjithëfishtë"/ Protesta
Protesta

Disa vajza dhe gra kanë protestuar pasditen e kësaj të hëne para Prokurorisë së Tiranë, ku kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren nga Kenia, Joy Aoko.

Protestueset kanë qenë me pankarta në duar dhe kanë lyer në mënyrë simbolike me bojë të kuqe muret e prokurorisë. Një prej aktivisteve tha se vrasja e të resë është neglizhuar nga organet shtetërore shqiptare për faktin se ishte me ngjyrë.

“Unë mendoj se kjo vrasje e Xhoit ështrë një vrasje e gjithëfishtë.  Edhe fakti që ishte një grua me ngjyrë, nëse do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve këtu do ishte këtu. Mendoj se drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e pasur dhe ndryshe për të varfërit. Kjo është protesta e dytë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë nuk dua të humbas shpresën sepse mendoj se ne si gra nëse humbasim shpresën atëherë kemi marrë fund të gjithë”- u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Xhoi Karaj.

Joy Aoko punonte në një prej kazinove të kryeqytetit dhe u dhunua në mënyrë barbare disa muaj më parë, duke e hedhur më pas nga dritarja e banesës ku qendronte në Tiranë. Për një periudhë të gjatë, ngjarja u mundua të mbahej e fshehtë nga Policia dhe Prokuroria, teksa ende sot nuk ka asnjë person të proceduar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. 22-vjeçarja ndërroi jetë pak diotë më parë në një spital të Kenias, teksa ndodhej në gjendje kome.


Video