Detaje/ 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos donte të bëhej hotelier, babain e ka polic

20 February 2023, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje/ 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos donte të

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e Visar Dakrama, në Greqi. Njerëz nga mjedisi i tij shoqëror tregojnë për Protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli, i cili merret me ndërtim.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.

Familja e tij mban një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale në fraksionin e opozitës.


Video