“Mollë sherri” një vajzë, vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Mykonos: Ishte e lidhur me të dy

20 February 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mollë sherri” një vajzë, vritet me plumb në

Një sherr banal në një bar të ishullit Mykonos,është kthyer në tragjedi. Sipas burimeve policore nga ishulli i Mykonosit,një shtetas grek është konfliktuar me shqiptarin Visar Dakrama në një lokal të ishullit. Shkak ka qënë një femër e cila duket se kishte lidhje me të dy të rinjtë.

Në sherr e siper,shtetasi grek ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit,emri të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemoragjia. Shtetasi grek është dorëzuar në policinë e ishullit dhe pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Protothema


Video