Java nis me temperatura deri në 20 gradë

20 February 2023, 07:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Java nis me temperatura deri në 20 gradë

Rrymat ajrore shumë të ngrohta me origjinë Subtropikale vijojnë të depërtojnë në Mesdhe duke mbajtur klimë të butë në gadishullin e Ballkanit edhe në territorin e Shqipërisë në fillimin  e javës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     1/17°C
Zona e ulët         2/20°C
Zona bregdetare 9/18°C 


Video