Joy Ayoko vdiq në Kenia, Prokuroria e Tiranës dërgon letërporosi për autopsinë

19 February 2023, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Joy Ayoko vdiq në Kenia, Prokuroria e Tiranës dërgon

Vdekja pesë ditë më parë e shtetases Keniane Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia Keniane.

Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë.

Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos.

“Ora News” mëson se prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës Keniane në Romë, me qëllim marjen e dokumentave që lidhen me autopsinë.

Ndërsa tek spitali i Traumës, është tërhequr plotësisht kartela mjekësore, që tregon diagnozat dhe mjekimet që ka ndjekur Joy.

Dy javë para se keniania të ndërronte jetë, prokuroria dhe policia e Tiranës, janë kthyer për të dytën herë radhazi në apartamentin, ku jetonte vajza në Tiranë.

Qëllimi i vizitës së prokurorit, është realizuar me qëllim kryerjen e një eksperimenti hetimor, duke u bazuar dhe në të dhëna të tjera të mbledhura gjatë kësaj kohe të hetimit.

 


Video