Vdekja e Joy/ Deputeti sulmon SPAK: Po sikur t’ua përdhun*nin juve fëmijët dhe ti hidhnin nga dritarja?

15 February 2023, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdekja e Joy/ Deputeti sulmon SPAK: Po sikur t’ua përdhun*nin juve

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka bërë një reagim të ashpër për vdekjen e 22 vjeçares keniane, e cila në muajin gusht të vitit të kaluar u rrah barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i hotelit ku qëndronte. Joy kishte ardhur nga Kenia dhe punonte në një kazino në Tiranë.

Reagimi i fortë i Spahos vjen pas një deklarate të gazetares Anduena Llabani, e cila është shprehur se Policia e ka fshehur krimin për tre muaj tregojnë se lidhjet të çojnë shumë lart në qeveri, deri të ministra dhe njerëz të afërt me ta.

Postimi i deputeti:

“Maskerenj, horra dhe kafshe te Rilindjes. I marrin jeten nje vajze te shkrete e cila ka ardhur per nje jete me te mire, sikurse qindra mijra shqiptare kane shkuar ne emigrim.

Turp i madh per policine, drejtuesit e saj dhe vecanerisht per plehrat e SPAK dhe Prokurorise. A keni ju femije ne shtepite tuaja, a jeni prinder, a do lejonit ju gangsteret tjua perdhunonin dhe hidhnin nga dritarja femijet?

Vdekja e Joy/ Deputeti sulmon SPAK: Po sikur t’ua përdhun*nin juve

Perse lejoni banditet e kazinove dhe te qeverise te sillen sikur jane ne Haiti, Kolumbi, Ekuador apo vende ku mafia ben ligjin”, shkruan deputeti Edmond Spaho.

 


Video