Preken nga aksi Thumanë- Kashar/ Gratë e Bërxullës shtrihen në asfalt: Të na ngrejë shteti, jo policia! (Foto)

19 February 2023, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Preken nga aksi Thumanë- Kashar/ Gratë e Bërxullës shtrihen
Pamje nga protesta

Në protestë prej më shumë se 4 muajsh, por banorët e Bërxullës ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për pronat e tyre!

 Banorët e Bërxullës, pronat dhe banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar ditën e sotme, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë proteste ato kanë bllokuar rrugën, ndërsa janë përpjekur që të largohen nga policia.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Kryeplaku i fshatit në një intervistë për mediat tha se ato do të mbrojnë tokat e tyre se nuk do të lejojnë firmën kontraktore që të futet në tokat e tyre.

‘S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona. Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet.  Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti.’’- u shpreh ai.


Video