MOTI/ Ditë me diell dhe temperatura pranvere

19 February 2023, 08:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

MOTI/ Ditë me diell dhe temperatura pranvere

Evropa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit duke sjellë rryma ajri të ngrohta nga Mesdheu duke mbajtur një regjim klimatik të butë në territorin e Shqipërisë në fillimin  e javës.

Moti do të jetë me  kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë e lehtë Jug-Perëndim  me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       0/17°C
Zona e ulët         -1/20°C
Zona bregdetare 9/18°C

 


Video