Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi nuk ju bindën urdhrit për të ndaluar. Në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë të Klosit, uniformat blu i bënë shenjë një uatomjeti që të ndalonte.
Personat që udhëtonin me makinën Volkswagen nuk ndaluan, por u arratisën dhe më pas braktisin mjetin dhe u larguan me vrap.
Brenda automjetit, policia gjeti një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar kanabis, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishekë dhe tre kapuçë në formë maskash.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 4 personat që udhëtonin me këtë makinë. Ata janë E.R. D.M. Sh.H. dhe E.Rr. 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .
Po në vijim të hetimeve, forcat e policisë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk të Martaneshit ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në këtë banesë u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre persona të tjerë nga Tirana, konkretisht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç. Nga hetimet rezulton se këta persona kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.
Në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi të vogël kanabis që po e përgatisnin në doza.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.