Iu shkojnë në shtëpi dhe i marrin: 20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës

16 October 2026, 20:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Iu shkojnë në shtëpi dhe i marrin: 20 persona të

Rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestave të zhvilluara në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, disa prej tyre janë marrë nga banesat dhe janë shoqëruar nga efektivët e Policisë.

Mësohet se personat e shoqëruar, mes tyre edhe studentë, dyshohet se janë përfshirë në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.

Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi masat që mund të merren ndaj personave të shoqëruar.


Video