"Po nëse do të dalin prova të tjera edhe më flagrante?"/ Çfarë po paralajmëron gazetari për Arben Ahmetajn?

26 Shkurt 2023, 18:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Ditët e fundit, memet që e lidhin Arben Ahmetajn me burgun po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa një prej tyre e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe gazetari Adriatik Doçi, teksa bën edhe një paralajmërim për ish-ministrin e Financave.

Doç i referohet intervistës të pak ditëve më parë, ku Ahmetaj theu heshtjen dhe tentoi të mohonte faktet konkrete të publikuar në media që e lidhin atë me korrupsionin tek inceneratorët.

Ahmetaj deklaroi se me biznesmenin Klodian Zoto ka lidhje në distancë, por gazetari Adriatik Doçi paralajmëron se mund të dalin prova që vërtetojnë të kundërtën.

"Përfundimisht, Tigri ose është shumë i guximshëm ose i ka vendosur t'i bëjë naftën cipës, bojës dhe fytyrës së tij. Thotë se me Klodin Zoton ka lidhje distante. Po nëse Zoto ka ruajtur ndonjë foto ose ndonjë mesazh? Po nëse do të dalin prova të tjera edhe më flagrante? Çfarë ka menduar Tigri të sajojë?" shkruan gazetari Adriatik Doçi në rrjetet sociale.

Deri më tani, gazetari Adriatik Doçi ka dorëzuar padi në SPAK mbi faturat e hoteleve luksoze që Arben Ahmetaj ka paguar me kartën e bankës së Klodian Zotos, si dhe provat e vilës që ai ka përfituar në Gjirin e Lalëzit, si dhe ndaj dy prokurorëve të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho për fshehjen e provave për Arben Ahmetajn.

"Po nëse do të dalin prova të tjera edhe më

Video