Aksidenti tragjik me shqiptarët/ Reagon Begaj: Situata po ndiqet! Do të komunikojmë me autoritetet kroate

26 February 2023, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik me shqiptarët/ Reagon Begaj: Situata po ndiqet! Do
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të shënuar mëngjesin e sotëm në Kroaci ku një autobus me pasagjerë shqiptarë është aksidentuar si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar 1 të vdekur, 9 të plagosur mes të cilëve 4 në gjendje të rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shpreh ngushëllime për familjarët e viktimës thekson se ngjarja po ndiqet në vijimësi dhe se do të kontaktojnë me Ambasadorin shqiptar në Kroaci dhe autoritetet kroate për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për t'iu ardhur në ndihmë të mbijetuarve. 

"Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre", tha Begaj.


Video