Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për mediat ka hedhur dyshime dhe mbi pagesat e analistëve që dalin në media në mbrojtje të qeverisë.
Sipas tij janë një grup gazetarësh dhe analistësh, të cilët nga mëngjesi deri në darkë janë shndërruar në gjeneratorë shpifjesh dhe trillimesh për qytetarët për çdo aferë qeveritare.
“Është e trishtë, se si eksponentë të medias, jo mediat në tërësi. Se mediat kanë një rol pozitiv të jashtëzakonshëm në transparencë e të gjitha këto. Por se si Edi Rama nxjerr lakej dhe lëpirës të tij nëpër studio dhe ekrane për të mashtruar qytetarët shqiptarë për çdo gjë. Nuk e di a e ndoqët ju mbrëmë. E ndiqni sigurisht. A e morët vesh?", ka thënë Berisha.
Lideri demokrat ka shkuar më tej duke përmendur emra.
“Ku shkon vulgariteti, shpërfytyrimi i shpifësve të paguar që nuk ndiejnë asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Po vetëm paratë që marrin nga Rama nga klanet e tij. Kush e paguan Sokol Ballën? Pyesni ju lutem. Për të kuptuar se çfarë kalbësire ekziston. Kush e paguan atë? Me çfarë parash paguhet Sokol Balla? Unë dhashë një shembull. Po këta janë një grup të cilët kalojnë nga një studio në tjetrën me misionin e vetëm të mashtrojnë shqiptarët", është shprehur Berisha.