Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që pikat e rendit të ditës që u miratuan në përfundim të seancës plenare, të anullohen, pasi nuk kishte më shumë se 70 vota. Ai iu drejtuat kryeparlamentares Lindita Nikolla se merr urdhëra nga Taulant Balla në telefon.
Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se në nisje të seancës 74 deputetë kishin konfirmuar prezencën.
Bardhi: Ju sapo konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në kundërshtim me rregulloren. Që një votim të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 50 plus 1%. Më dëgjo mua mos dëgjo në telefon Ballën.
Në të dy pikat e rendit të ditës, morën pjesë më pak deputetë. Shpallni të anulluar të dy proceset e votimit që kaluan sepse janë në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën. Nikolla kthehuni në pozicionin tuaj si kryeparlamentare, nuk janë sms-të dhe telefonatat urdhëruese për të ushtruar kushtetutën.
Nikolla: E përsëris edhe njëherë ne ishim 74 prezentë, duke siguruar kuorumin e nevojshëm vijojmë me votimet.
Bardhi: Prezenca verifikohet në çdo proces votimi. Në vendimet që miratuat ju morën pjesë 56 deputetë. Votimi që sapo bëtë është i paligjshëm anti-kushtetues dhe e konsideroj të pavlefshëm.
Pas daljes nga Kuvendi, Balla i ktheu përgjigje Bardhit, duke i thënë se PD mund ta ankimojë nëse ka dyshime për paligjshmëri.
Balla: I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh.