“Të mbajmë një minutë heshtje”, Spiropali provokon opozitën: Spaho do jetë në zemrat tona

23 February 2023, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të mbajmë një minutë heshtje”, Spiropali
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka provokuar deputetët e opozitës gjatë seancës së sotme plenare, ku në mënyrë ironike kërkoi një minutë heshtje për Edmond Spahon, i cili u përjashtua për shkak se i ra bilbilit në seancën e shkuar.

“Një minutë heshtje për Edmond Spaho që ra në Komisionin e Etikës si revolucion i vërtetë. I palodhur, Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbil fryrjes nuk u trashëgua te ju. Ai ishte më i guximshëm se ju. Do jetë në zemrat tona deri pas 20 ditëve ku do të jetë sërish këtu bashkë me ju. Ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është. Ju akuzoni si denoncues të Zotit Basha”, tha ajo.

Në këtë moment ndërhynë nga vendi deputetët e PD, të cilët u revoltuan nga fjala e Spiropalit. Nga ana tjetër kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vërejtje Spiropalit duke i kërkuar t’i përmbahet procedurës.


Video