Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një parlajmërim të fortë nga protesta e sotme para Kuvendit.
Ai iu drejtua efektivëve të Policisë se nuk kanë pse rrinë para godinëse, pasi në do të duan protestuesit, do të jenë brenda tre minutash brenda në parlament, duke thënë se qëllimi i tyre nuk është të futen brenda në Kuvend.
Berisha tha se 3 Marsi është dita e madhe ndërsa theksoi se marshi demokratëve do të jetë drejt Surrelit.
“Po të duam Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, deklaroi Berisha.