Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet sot në lidhje me deklaratën e djeshme se vrasësi i 23-vjeçares nga Kenia fshihet në qeveri, ndërsa pas kësaj deklarate foli për deputetin socialist Taulant Balla.
Ditën e djeshme deklaruat se vrasësit e shtetases keniane fshiheshin në qeveri, dhe fill pas kësaj folët për Taulant Ballën.
A është Balla që fshihet pas kësaj apo ishte një zgjedhje rastësore?
'Në rastin e kenianes ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare, ta dijë Edi Rama mos të fshehë vrasjen, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është shumë e rëndë.
Jam marrë dhe po merrem me këtë por qëllimi kriminal sesa ka mbajtur policia dhe hetimi nuk ka pasi vrasësi fshihet në qeveri', tha Berisha.