Kandidati për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi, mori pjesë në një takim me të rinjtë e qytetit ditën e djeshme së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metajn.
Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se të rinjtë janë në një beteje politike tashmë.
Ai shtoi se Elbasani është bashkia e parë në vend të cilës i largohen më shumë të rinj të arsimuar, ndërsa vijoi duke thënë se sipas raportit për vendet e lumtura Shqipëria ka humbur disa pozita.
Por ajo që ra në sy ishte se kandidati i primareve ka shmangur gjatë fushatës simbolet e kualicionit kuq e blu, duke patur vetëm simbolet e Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se Sali Berisha do i vendos kandidatët në koalicionin "Bashkë fitojmë", zbulon partitë që do të hyjnë në koalicion: Partia e Lirisë e Ilir Metës, PBDNJ-në e Vangjel Dules dhe PDK e Nard Ndokës.