"Pasi zihesh në parlament dhe më pas shkon në shtëpi...", Rama i dhuron kryeparlamentarit grek një shishe vere dhe një libër

21 Mars 2023, 12:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Greqi, e sot në ditën e dytë është takuar me Kryetarin e parlamentit grek, Konstandinos Tasoulas.

Gjatë takimit, kreu i Qeverisë nuk shkoi duarbosh, por zgjodhi që t'i dhuronte Tasoulas, një shishe vere dhe libër. 

“Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur shkoni në darkë në shtëpi, është shumë e mirë. Ky është një libër, autoren e kemi këtu, është përkthimi në greqisht”, tha Rama.

Po ashtu, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe sot fjalimin që mbajti një natë më parë në Athinë, gjatë çeljes së ekspozitës së tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Në video dallohet teksa ministri grek mban për dore djalin e kryeministrit Rama teksa ngjisin shkallët.

Rama ekspozoi 33 punime të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.  


Video