Zvicra e nis me fitore Botërorin, Embolo i shënon vendlindjes, asiston Shaqiri (VIDEO)

24 Nëntor 2022, 13:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Embolo

Zvicra ka debutuar me fitore në Botërorin e Katarit, teksa kanë mposhtur minimalisht 1-0 Kamerunin, ndeshje e vlefshme për Grupin G.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste të rrezikshme për Kamerunin.

Në fraksionin e dytë të lojës “Helvetët” kaluan në avantazh falë golit të Brel Embolos në minutën e 49′ falë një super asisti të futbollistit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shërbeu mjaft bukur për golin e parë dhe të vetëm të takimit. Pas shënimit të golit, sulmuesi 25 vjeçar, nuk festoi në shenjë respekti ndaj vendit ku ka lindur.

Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit G, me Zvicrën që për momentin mban kreun e grupit me 3 pikë, ndërsa afrikanët në vendin e fundit me 0 pikë.

Video