Një foto që do të hyjë në historinë e Botërorëve

23 Nëntor 2022, 14:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një foto që do të hyjë në historinë e Botërorëve

Martin Neuer, kapiteni i Gjermanisë, nuk e veshi dot fashën e ylberit për të drejtat e Lgbtq+, por atë zyrtare të FIFA-s “no discrimination”. Autoritetet e Katarit në bashkëpunim me FIFA-n kanë paralajmëruar ekipet se nuk do të tolerojnë veshjen e fashës me ngjyrat në mbështetje të komunitetit LGBT, duke detyruar kombëtaret perëndimore të tërhiqen nga një formë proteste kundër gjendjes se diskriminuar të këtij komuniteti në vendin organizator të Botërorit.

Por Gjermania sot pak para fillimit të ndeshjes gjeti një mënyrë brilante për të protestuar kundër vendimit të marrë, me një gjest po aq të bujshëm.

Gjatë fotografisë zyrtare në fushë përpara ndeshjes me Japoninë, lojtarët gjermanë vunë të gjithë dorën në dorë, për të treguar censurën e imponuar.

Gjesti po bën xhiron e botës, dhe pritet një reagim nga FIFA si dhe nga autoritetet e Katarit.   

Ndërsa presidenti i federatës së futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf që kritikoi FIFA-n për vendimin e marrë, paralajmëroi: "Do të takojmë edhe shtatë kombëtaret e tjera, nuk mbaron këtu".

Video