CR7 i jep lamtumirën United-it: E dashuroj këtë skuadër, por tani është momenti për një sfidë të re

22 Nëntor 2022, 19:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lamtumira e CR7

Ndarja mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United ishte vetëm çështje kohe. Tani erdhi edhe zyrtarizimi. CR7 i jep në këtë mënyrë lamtumirën klubit për herë të dytë në karrierë.

Portugezi ka deklaruar se pavarësisht se e do Manchester United dhe tifozët, sipas CR7 tashmë është koha për një sfidë të re.

“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, tha Ronaldo.

 

Video