Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është regjistruar ndeshja e parë pa gola në Kupën e Botës "Katar 2022", pasi sfida Danimarkë-Tunizi e vlefshme për grupin D është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Danimarka me kapitenin Eriksen ka zhvilluar lojë më të mirë, teksa ka humbur disa raste për gol. Minuta e 71 ka qenë më flagrante, me Cornelius që gaboi nga 30 centimetra larg, duke goditur topin keq me kokë, me topin që u stampua në shtyllë.
Kështu, në sfidën e luajtur në stadiumin "Education City" në Al Rayyan të Katarit, Danimarka dhe Tunizia u ndanë në "paqe", duke marrë vetëm nga një pikë. Ato kanë në grup edhe Francën me Australinë që do të përballen me njëra-tjetrën sot në orën 20:00.