Humbi jetën bashkë me të atin pasi i mori rrjedha e ujit, Vllaznia reagon për 11-vjeçarin: Jason ishte lojtar me perspektivë

21 Nëntor 2022, 18:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jason ishte lojtar me perspektivë

Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jetët pasi i mori përpara uji pas përmbytjeve në Shkodër, ka tronditur të gjithë.

Ndërsa klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..

KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbollit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia.

 

Video