Çfarë përfaqëson maskota e Botërorit të Katarit?

20 Nëntor 2022, 22:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë përfaqëson maskota e Botërorit të Katarit?

Sot pasdite u hap zyrtarisht Botërori në Katar. Pamjet dhe fotot e ceremonisë spektakolare bënë xhiron e botës ku ‘ylli’ kryesor ishte maskota, një personazh i veshur me një fustan të bardhë tradicional arab.

Emri i saj zyrtar është La’eeb, dhe në fillim të këtij viti Katari sqaroi idenë rreth këtij simboli.

Përkthimi nga arabishtja do të ishte “lojtar shumë i talentuar”. Ai, sipas Shoqatës së Futbollit të Katarit, vjen nga një univers paralel që është i papërshkrueshëm, dhe të gjithë që ndjekin Kupën e Botës janë të ftuar të interpretojnë saktësisht se si duket La’eeb dhe çfarë u kujton.

Çfarë përfaqëson maskota e Botërorit të Katarit?

Motoja e maskotës është “Çdo gjë ndodh tani”, dhe ideja është që të inkurajohen të gjithë të besojnë në vetvete.

La’eeb duhet të njihet në mbarë botën për kuriozitetin, shpirtin kureshtar dhe vetëbesimin e tij. Misioni i saj është të “përhapë gëzimin” dhe lumturinë përmes futbollit, të vetmit sport global. Ai është veçanërisht i ngarkuar për tifozët e rinj që tani do të shikojnë Botërorin e tyre të parë.

“Ne jemi të sigurt se tifozët në mbarë botën do ta duan këtë personazh argëtues dhe të guximshëm. La’eeb do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’u dhënë tifozëve të të gjitha moshave përvojën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës,” tha Khalid Ali Al Mawlawi, një nga drejtuesit e komisionit për organizimin e Botërorit.

Video