Do të qëndrojë jashtë Botërorit, reagon Karim Benzema

20 Nëntor 2022, 12:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fituesi i “Topit të artë” të këtij viti, Karim Benzema, nuk do të jetë pjesë e Francës në Botërorin e Katarit, pas një dëmtimi të marrë në stërvitje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i Realit, u shpreh se do të mendojë gjithmonë për kombëtaren.

“Në jetën time unë nuk dorëzohem kurrë, por sot duhet të mendoja për skuadrën, ashtu siç bëj gjithmonë, kështu që arsyetimi im më tha që t’i lija fushën një personi që do ta ndihmojë skuadrën tonë të bëjë një Kupë Bote fantastike. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen”, shkruante Benzema.

"Gjithashtu për këtë reagoi dhe trajneri i “Gjelave”, Didier Deshamp, i cili nuk e fshehu zhgënjimin: “Jam vërtet i dëshpëruar për Karimin, i cili e bëri këtë Kupë Bote një objektiv madhor. Pavarësisht kësaj goditje të rëndë për kombëtaren franceze, unë kam siguri të plotë në skuadrën time. Do të japim maksimumin për t’u përballur me të gjitha sfidat që do të na dalin përpara”.

 

Video