VIDEO/ Fitorja e parë dhe e fundit për këtë vit, Shqipëria mund Armeninë, Skuka dhe Asllani e bëjnë "sefte"

19 Nëntor 2022, 19:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skuka

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 miqësore përballë Armenisë. Djemtë kuqezi të drejtuar nga trajneri Eddy Reya shënuan nga një gol për secilën pjesë.

Fillimisht ishte Xhuliano Skuka, i cili e çoi topin në rrjet në minutën e '28 të takimit, pas Asllani dha një pasim perfekt për Çokajn i cili uli topin për të brenda zonës. Në minutën e '62 Tedi Cara fitoi në një njëmbëdhjetmetërsh në zonë, e cila u shënua në gol nga Kristian Asllani.

Kuqezinjtë kishin edhe raste të tjera të arta shënimi, por ndeshja u mbyll me vetëm dy gola. Si për Skukën, ashtu edhe për Asllanin ishin golat e parë me fanellën e kombëtares shqiptare.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit. Një fitore pas një viti të "errët", e cila mund të jetë dhe ndeshja e fundit për trajnerin italian Eddy Reya që drejton kombëtaren kuqezi.

 

Video