"Bomba"/ Katari akuzohet për trukim ndeshjesh, mes tyre dhe sfida me Shqipërinë

19 Nëntor 2022, 16:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Katari

Kombëtarja e futbollit të Katarit është vënë nën akuzë për trukim ndeshjesh, një ditë para nisjes së Kupës së Botës, e cila është dhe vendi organizator i këtij kompeticioni.

Media britanike "Daily Mail" raportonse FIFA ka marrë një alarm në lidhje me integritetin e miqësoreve që Katari zhvilloi para Kupës së Botës, një prej të cilave është edhe sfida e luajtur përballë Shqipërisë.

Mësohet se partnerët e FIFA që mërren me integritetin e ndeshjeve kanë njoftuar se një numër i lartë penalltish janë dhënë në miqësoret e Katarit, me qëllim që kombëtarja e këtij vendi të fitonte. Këto ndeshje janë zhvilluar me dyer të mbyllura si dhe nuk janë transmetuar në televizion. Kujtojmë se ishte pikërisht Katari, ajo e cila e vuri si kush që ndeshjet të zhvilloheshin në "terr" të plotë pa patur asnjë filmim dhe tifozë të pranishëm.

"Alarmi i kuq" gjithashtu vë në dukje se Katari ka pasur një numër të pazakontë miqësoresh në krahasim me kombet e tjera konkurruese në Botëror gjatë muajve të fundit, me ekipin pritës të Botërorit që kanë luajtur shtatë ndeshje që nga korriku krahasuar me dy të shteteve të tjera.

Gjatë një periudhe të shkurtër, Katari barazoi me Kilin dhe fitoi me Guatemalën, Hondurasin, Panamanë dhe Shqipërinë. Ndaj kombëtares kuqezi, Katari fitoi me një penallti në ndeshjen e zhvilluar në nëntë nëntor në Marbella të Spanjës, me ekipin tonë që përbëhej nga lojtarë të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet e fundit të Katarit:

"Bomba"/ Katari akuzohet për trukim ndeshjesh, mes tyre dhe sfida

Video