Sadio Mane nuk ia del, Botërori i Katarit ka humbur një nga yjet

17 November 2022, 21:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sadio Mane nuk ia del, Botërori i Katarit ka humbur një nga yjet
Sadio Mane

Botërori i Katarit ka humbur një nga yjet më të mëdha. Sadio Mane nuk do të mund të luajë në Botërorin e Katarit me Senegalin. Sulmuesi i Bayern Munich u dëmtua në ndeshjen e Bundesligës ndaj Werder Bremen dhe për fat të keq nuk ia del të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës.

Lajmin e dha stafi mjekësor i Senegalit, 3 ditë para nisjes së Botërorit.

Përfaqësuesja afrikane e kishte përfshirë në listën e të grumbulluarve pavarësisht dëmtimit, madje Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samoura, ishte shprehur që do të kërkonin edhe ndihmën e shtriganëve për ta rikuperuar yllin e skuadrës: “Do të fusim në punë shtriganët. Nuk e di sa efikasë do të jenë, por do të provojmë çdo gjë. Shpresojmë të bëjnë mrekullinë sepse duhet ta kemi me vete në Botëror”.

Sadio Mane, në renditjen e Topit të Artë të këtij viti zuri vendin e dytë, pas fituesit Karim Benzema.


Video