Cilat klube do kenë më shumë lojtarë në Botërorin e Katarit?

17 November 2022, 19:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cilat klube do kenë më shumë lojtarë në Botërorin
Cilat klube do kenë më shumë lojtarë në Botërorin e Katarit?

Për Botërorin në Katar janë regjistruar 832 lojtarë, ndërsa më shumë emra aty kanë Bayern, Manchester City dhe Barcelona.

Bayern-i do të ketë më shumë lojtarë në Katar, i cili do të bëhet klubi i parë në histori me 17 lojtarë të tij në përzgjedhjet kombëtare.

Për kombëtaren gjermane do të luajnë shtatë lojtarë të Bayern-it – Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Thomas Miller, Jamal Mussiala dhe Leroy Sane. Në kombëtaren franceze do të jenë katër futbollistë nga kampioni gjerman – Dayot Upamecano, Benjamin Pavard, Kingsley Coman dhe Lucas Hernandez. Bayern-i do të përfaqësohet gjithashtu në Kupën e Botës nga Josip Stanishiç (Kroaci), Eric Maxim Choupo-Moting (Kamerun), Nussair Mazraoui (Marok), Sadio Mane (Senegal), Matijs de Licht (Holandë) dhe Alfonso Davis (Kanada).

Në vend të dytë janë Barcelona dhe Manchester City me nga 16 lojtarë, Al-Sadd i Katarit do të ketë 15, Manchester United 14 dhe Real Madrid 13 lojtarë.

Pothuajse 20 për qind e lojtarëve, nga klubet angleze

Anglia do ketë numrin më të madhe të lojtarëve në Botërorin e Gjirit që nis të dielën, 163, që është gati 20 për qind. 86 lojtarë luajnë në klubet spanjolle, 81 në ato gjermane, 70 në Itali dhe 58 në Francë.

Ekipet kombëtare të Katarit dhe Arabisë Saudite përbëhen tërësisht nga lojtarë të ligave vendase të atyre vendeve, ndërsa ato të Senegalit janë të gjithë “të huaj”.

Lojtari më i vjetër i regjistruar është portieri meksikan Alfredo Talavera, i cili është 40 vjeç e 63 ditë, ndërsa më i riu është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, i cili është saktësisht 18 vjeç.

Lojtarët sipas klubeve

17 – Bayern Munich

16 – Manchester City, Barcelona

15 – Al-Sadd

14 – Manchester United

13 – Real Madrid

12 – Chelsea, Al Hilal

11 – Tottenham, PSG, Borussia Dortmund, Juventus, Ajax, Atletico Madrid

10 – Arsenal, Sevilla…

Lojtarët sipas kampionateve

163 – Anglia

86 – Spanja

81 – Gjermania

70 – Itali

58 – Franca

35 – SHBA, Arabia Saudite…


Video