Pas 'krisjes' me United, Cristiano Ronaldo sfidon Messin në shah: Fitorja është gjendje shpirtërore

19 Nëntor 2022, 19:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Messi dhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi i kanë dhënë shumë magji futbollit në vitet e fundit dhe janë padyshim ndër lojtarët më të mirë në historinë e topkëmbëshit.

Por, ata i kemi parë duke sfiduar njëri-tjetrin vetëm në fushën e blerët dhe së fundmi, nga foto e shpërndarë nga ylli portugez, ata janë duke sfiduar njëri-tjetrin në shah. Sigurisht, që nuk bëhet fjalë për një lojë të vërtetë, por vetëm pozim për një reklamë. 

Në shënimin e fotos shkruhet: "Fitorja është një gjendje shpirtërore". Janari duket i duhuri për CR7 që të lëvizë në një tjetër kampionat.

Fakt është se CR7 është në "luftë" të hapur me Manchester United, pas deklaratës së portugezit për mungesë respekti nga klubi. Duket se Ronaldo është duke i dërguar "sms" palëve për një lëvizje të mundshme në Paris gjatë merkatos së janarit. Kujtojmë se si Ronaldo dhe Messi janë në Katar me kombëtaret respektive, duke synuar trofeun e lakmuar.

Pas 'krisjes' me United, Cristiano Ronaldo sfidon Messin në shah:

Video