
Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin Al Bayt u zhvillua ceremonia spektakolare e hapjes së Kupës së Botës.
Kupa e Botës filloi me një spektakël të vërtetë ku pati recitime edhe nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur'ani.
Katari shfrytëzoi këtë ceremoni për të ndërruar imazhin e botës arabe dhe islamike.
Ajeti kuranor që u recitua, i përkthyer në shqip është ky:
"O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë".
Beautiful!
— abdullah özdemir (@Burcu7beni) November 20, 2022
Qatar opens the World Cup 2022 with a Quran recitation. A great way to promote the amazing religion of peace to visiting fans.#Qatar2022 #WorldCup #Islam pic.twitter.com/cYJGpyylkA
Në pjesën e fundit të ceremonisë, e mori fjalën Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur. Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”.