Në ndeshjen inauguruese të Botërorit, Ekuadori merr një fitore të lehtë ndaj Katarit

20 Nëntor 2022, 19:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Ekuadorit

Një dështim botëror. Pas vitesh përgatitje, rekrutim të rinjsh (të cilësuar) interesantë dhe muajsh stërvitjesh, si të ishte një klub, debutim absolut i Katarit në Kupën e Botës është një lloj ankthi sportiv.

Katari, ndryshe nga sa përcolli me spektaklin shumëngjyrësh të ceremonisë hapëse, në fushën e gjelbër shfaqi një nivel të dobët, duke u mposhtur 2-0 nga Ekuadori.

Që në fillim të sfidës, ekipi nga Amerika e Jugut shënoi me Valencian, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, gjithsesi, nuk do të vononte zhbllokimi i rezultatit po nga futbollisti i Fenerbahces, i cili mbylli llogaritë me vendasit sapo kaloi gjysmë ore lojë nga pika e bardhe e penalltisë.

Asgjë nuk ndodhi në minutat në vijim e gjatë gjithë pjesës së dytë, me Ekuadorin që merr tri pikët e parë në Grupin A.

Polemikat

Sistemi VAR ishte protagonist në ndeshjen hapëse në “Katar 2022”. Në minutën e tretë të takimit Katar–Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin. Një vendim i diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.

Video