Dëmtimi i Benzema ul shanset e Francës, Brazili shihet si favorit kryesor për fitimin e Kupës së Botës

21 Nëntor 2022, 21:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karim Benzema

Katar 20220 humbi një tjetër yll dhe fati i keq goditi sërish Francën. Karim Benzema, fituesi i ‘Topit të Artë’, u dorëzua për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai iu shtua listës së mungesave të trajnerit Deshamps, ku bëjnë pjesë edhe Pogba, Kante, Kimpembe, Maignan dhe Nkunku.

Një mungesë që peshon dhe që në optikën e bastvënësve ka bërë që shanset e Francës për të fituar të ulen dhe kuotat për të rrjedhimisht të rriten nga kompanitë e basteve.

Edhe më parë Franca ishte pas Argjentinës, që shihet si rivalja kryesore e Brazilit në këtë turne. Pas dëmtimit të lojtarit të Realit, tendenca është konfirmuar dhe diferenca është rritur.

Në të njëjtën kohë janë ulur edhe më shumë koeficientet e Brazilit, që tashmë kapin edhe shifrën 4.25. Kuotat e kampionëve në fuqi tani kapin shifrën 9.00, çka do të thotë se Franca e ka shumë të vështirë që ta ruajë kurorën e kampionit në Katar.

 

Video