Zyrtare: Man. United dhe Cristiano Ronaldo ndërpresin bashkëpunimin

22 Nëntor 2022, 18:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Manchester United.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi “Djajve të Kuq” në një reagim në faqen zyrtare ku bën me dije se portugezi nuk është më pjesë e tyre dhe se ndarja ka ardhur në mënyrë konsensuale.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United në mënyrë të menjëhershme, pasi palët kanë rënë dakord për këtë vendim. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij vetëm të mira në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për sa më shumë suksese në fushë”, shkruan klubi i United.

Tashmë Cristiano Ronaldo do ta luajë Botërorin si lojtar i lirë dhe pas tij mund ta zgjedhë vetë ekipin e ardhshëm.

Video