Belgjika vuan, por merr tri pikët ndaj Kanadasë

23 Nëntor 2022, 22:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Belgjikes

Belgjika e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Kanadasë.

Belgët, me shumë lojtar veteran në fushën e lojës, vuajtën shumë shpejtësinë e kanadezëve të udhëhequr Davies i Bayern Munchen, i cili edhe pse realizoi një ndeshje të mirë, u bë protagonist negativ në pjesën e parë kur humbi një 11-metërsh në minutën e 11’.

Nga ana tjetër Belgjika shfrytëzoi mundësinë në minutën e 44’, me Batshauyi, i cili pas një asisti nga Alderweireld, gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në pjesën e dytë të takimit të dyja skuadrat tentuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por pa mundur të finalizonin siç duhej rastet, duke bërë që takimi të mbyllej me vetëm një gol.

Pas përfundimit të ndeshjeve të para edhe për Grupin F, Belgjika kryeson me tre pikë, Kroacia dhe Maroku mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë secili, teksa Kanadaja renditet e fundit me zero pikë.

Video