Manchester United del në shitje

23 Nëntor 2022, 17:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manchester United del në shitje

Familja Glazer është gati që të shesë Manchester United dhe do të nisë negociatat për oferta që nisin nga 5.7 miliardë euro.

Raine Group dhe Rothschild and Co janë emëruar si këshilltarë ekskluzivë financiarë për të mbikëqyrur procesin.

Në reagimin e klubit bëhet me dije, se “Djajtë e kuq” kanë si objektiv rritjen e kapitalit për të ardhmen, ndërsa u theksua se do të merren parasysh të gjitha alternativat, duke përfshirë edhe opsionin e shitjes.

Familja Galzer ka qenë në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të ekipit anglez, që shpesh kanë bërë protesta për menaxhimin e tyre. Shumica e fansave duan që ata të heqin dorë nga klubi.

Ata morën pronësinë e United në vitin 2005, në një transaksion që kapi shifrat 911 milionë Euro. Por blerja solli kritika, pasi e ngarkoi klubin edhe më shumë me borxh.

Pronarët janë optimistë se do të mund të përfitojnë nga shitja deri në 10.4 miliardë Euro.

Një nga të interesuarit për të marrë në pronësi “Djajtë e kuq” ka qenë Sir Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë dhe një tifoz i përjetshëm i klubit, i cili vazhdimisht ka tentuar blerjen.

Në fillim familja Glazers pati sukses, kur në stol ishte Aleks Ferguson. Por prej një dekade nuk ka arritur që ta fitojë titullin.

Në total, në 17 vite janë shpenzuar 1.15 miliardë Euro, ndërsa në verë u harxhuan 254 milion Euro për përforcime.

Video