Trajneri i Chelsea-s tregon pse e lejoi Armando Brojën të largohej në formë huazimi

2 Shkurt 2024, 19:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja te Fulham

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino ka shpjeguar përse mori vendimin për të lënë të largohej në formë huazimi sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Chelsea e pranoi huazimin e 22 vjeçarit drejt Fluham-it në ditën e fundit, duke lënë Nicolas Jackson si qendërsulmuesin e vetëm të skuadrës.

Christopher Nkunku dhe Cole Palmer mund të përshtaten si sulmues qendre, ndërsa adoleshenti Deivid Ëashington është një alternativë, por pa përvojë.

I pyetur pse Chelsea e la Brojan të largohej, Pochettino tha: "Është një mundësi shumë e mirë për të që të luajë ndoshta më shumë. Është një lëvizje e mirë për të dhe ai mund të shfrytëzojë mundësinë”.

Ai shtoi: "Është e rëndësishme të rikuperojmë Christoph(Nkunku) dhe Nico Jackson të arrijë formën. Gjithashtu, ndonjëherë ne harrojmë, por David Washington është këtu me ne. Opsionet që kemi përpara janë të mjaftueshme”.

Video