Lëvizje e bujshme në Formula 1: Hamilton braktis Mercedesin për Ferrarin

1 Shkurt 2024, 17:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lewis Hamilton

Një lëvizje e papritur po ndodh në botën e Formula 1, aq sa konsiderohet shokuese. Piloti i Mercedes dhe 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton është pranë transferimit te skuderia e Ferrarit.

BBC raporton se ka pretendime të shumta për një marrëveshjes mes Hamilton dhe Ferrarit, të cilat duhet të merren seriozisht.

Marrëveshja mes palëve mund të shpallet ditën e sotme.

Skuderia e Ferrarit dëshiron që Hamilton të bashkohet me pilotin tjetër të skuadrës, Leclerc, për sezonin 2025.

Mundësia e kalimit të Hamilton nga Mercedes tek Ferrari është raportuar sot nga mediat italiane dhe spanjolle.

Burime për BBC Sport kanë thënë se anëtarët e skuderisë Mercedes janë thirrur për një mbledhje ku do t’ju komunikohet largimi i Hamilton.

Ndërkohë, nga asnjë prej skuderive, qoftë Ferrari apo Mercedes, nuk ka një njoftim zyrtar.

Video