Mungon vetëm firma, mediat italiane zbulojnë skuadrën e re të Kumbullës

31 Janar 2024, 17:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla do të huazohet te Sassuolo për pjesën e mbetur të sezonit. Nuk ka ende një zyrtarizim, por mediat italiane shkruajnë se është arritur akordi mes palëve.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk është aktivizuar për asnjë minutë këtë sezon për shkak të dëmtimit që pësoi disa muaj më parë, por është rikthyer në stërvitje te Roma.

Kumbulla ka nevojë të luajë në prag të Euro 2024 ku Shqipëria është në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Mbrojtësi është nën kontratë me Roma deri në 30 Qershor të 2025.

Interesim për të treguan edhe disa skuadra të tjera po në Serie A ku Kumbulla është aktivizuar në 70 ndeshje te Roma dhe Verona. Te Sassuolo Marash Kumbulla do të gjejë një tjetër futbollist të Kombëtares, mesfushorin Nedim Bajrami.

Video