Shorti i Kupës së Shqipërisë, kush janë katër çiftet çerekfinaliste

31 Janar 2024, 11:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U hodh sot shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Tetë skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë u njohën me kundërshtarët që do të kenë përballë, në synimin për të arritur te Kupa e Shqipërisë.

Dyshet e formuara nga shorti janë:

Erzeni-Vllaznia

Teuta-Tirana

Laçi-Egnatia

Kukësi-Partizani.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 mars.

Video