Thiago Motta kërkoi Rey Manaj te Bolonja, por...

1 Shkurt 2024, 17:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rey Manaj

Rey Manaj është padyshim sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare. Me 15 golat e realizuar në këtë edicion te Sivasspor, nga të cilët 11 në Superligën turke, e kthyen kuqeziun në vëmendje të merkatos.

Thiago Motta provoi ta afronte 26-vjeçarin te Bolonja në Serie A italiane. Trajneri e njeh mjaft mirë Manaj-n, pasi kanë punuar së bashku gjatë aktivizimit të futbollistit te Specia.

Ish-mesfushori i famshëm i Interit, madje zhvilloi edhe një takim me sulmuesin, që nga ana e tij ishte gati të kthehej në Itali.

I rritur te Interi dhe me një eksperiencë te Barcelona, Serie A mbetet shtëpia e dytë për Rey Manaj. Pavarësisht dëshirës së palëve, akordi nuk u arrit dhe Bolonja vendosi te blejë Odgard nga Az Alkmar.

Video