Prezantimi surreal i Arturo Vidal, zbarkon në fushë me helikopter dhe parakalon si ‘Mbreti Arthur’ (Fotot)

2 Shkurt 2024, 14:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arturo Vidal

Mesfushori Arturo Vidal përjetoi një festë eklektrizuese këtë të enjte, teksa mbërriti me helikopter në stadiumin “Monumental”, pastaj bëri një xhiro olimpike rreth fushës mbi një kalë të zi dhe i veshur në stilin e legjendës së “Mbretit Arthur”, i paraprirë nga një ‘pachanga’ tradicionale, muzikë ‘techno’, ‘reggaeton’ dhe ‘trap’. I tillë ishte prezantimi i mesfushorit para tifozëve të Colo Colo, në rikthimin e tij në futbollin kilian pas 17 vitesh.

"Do të gënjeja nëse do të thoja se kam ëndërruar ndonjëherë për diçka të tillë. Ishte vërtet e mrekullueshme ta shihja stadiumin plot. Nuk e di nëse diçka e tillë është parë në ndonjë vend tjetër", – tha ai më vonë në një konferencë për shtyp, sepse kur pati mundësinë të fliste para 35 mijë të pranishmëve, fjalët e tij u mbytën në lot emocionesh.

“Është shumë e vështirë”, – ka arritur të shqiptojë ai para mikrofonit duke qëndruar në rrethin qendror të fushës së skuadrës Albo, në kryeqytetin kilian, e cila ishte e mbushur plot për të pritur futbollistin 36-vjeçar, që rikthehet në skuadrën me të cilën debutoi si profesionist, pas 17 vitesh duke luajtur jashtë vendit.

"Jam mirënjohës për njerëzit e ‘Colocolino’. Njeriu beson se ata e duan një më shumë jashtë se në vendin e tyre, por sot shoh që nuk është kështu. Mënyra si më pritën ishte e jashtëzakonshme", -pranoi ai më vonë në konferencë për shtyp.

Emocioni i Vidal ishte i vërtetë dhe mund të shihej para se të mbërrinte në prezantimin e tij, kur në ekranin e stadiumit u projektua një video, në të cilën komentonte ndjenjat e mëparshme: "Jam shumë nervoz, nuk më zinte gjumi duke e pritur këtë ditë".

Shfaqja, e cila zgjati një orë, filloi me prezantimin e artistëve kilianë Pablito Pesadilla, Mary la cumbia de barrio dhe Amerikan Sound. Kulmi ishte shfaqja e helikopterit që fluturonte mbi stadium dhe zbriste në fushë, për të aterruar aty Vidalin.

Pastaj erdhi kali dhe të gjitha veshjet, që përfshinin një kurorë mbreti dhe një shpatë, e cila iu dha në dorë. Ai nuk duhej ta merrte atë nga një gur si ‘Excalibur’, në legjendën e “Mbretit Arthur”, personazh në letërsinë evropiane.

"Unë isha i pari që hipa në kalë këtu në fushën e Colo Colo", – tha më vonë Vidal, por nuk ishte i pari që mbërriti me helikopter, sepse klubi bardhezi kishte përdorur tashmë në prezantim mjetin fluturues në prezantimin tradicional, që me atë rast ishte për trajnerin e sapo punësuar, Nelsinho Baptista.

Me këmbën e djathtë, atë me gjurin e operuar shtatorin e kaluar, ai nisi topa drejt tribunës së stadiumit për të bërë një ofertë. Tifozët u shpërblyen për pjesëmarrjen dhe mes dhuratave të bëra ishin 10 persona, që mund të drekojnë me idhullin e tyre.

Nga të gjitha rikthimet e mëdha të figurave të futbollit kilian si Jorge Toro, Elías Figueroa, Carlos Caszely, Patricio Yáñez, Iván Zamorano dhe Matías Fernández, gjithashtu te Colo Colo dhe që kishte 10 mijë njerëz më 2019, Vidal shënon një precedent.

Futbollistit kilian me më shumë tituj të fituar, 25 të tillë, iu besua fanella me numrin 8. “Shpresojmë që stadiumi të jetë gjithmonë i tillë (i mbushur) dhe të fitojmë një tjetër Libertadores, pse jo?” – u tha Vidal të pranishmëve.

Video