Arrihet marrëveshja / Armando Broja largohet nga Chelsea, ja ekipi i ri i sulmuesit shqiptar

1 Shkurt 2024, 18:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja

Është arritur marrëveshja mes Chelsea dhe Fulham për sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Siç konfirmon edhe gazetari sportiv Fabrizio Romano, Broja tashmë është lojtar i Fulhamit teksa kishin mbetur edhe pak orë nga mbyllja e merkatos.

Broja do të qëndrojë si huazim për një tarifë rreth 4 milionë paund deri në qershor te Fulham, që ndodhet aktualisht në vendin e 12-të të Premier League.

“Armando Broja do t'i bashkohet Fulhamit në formë huazimi nga Chelsea deri në qershor

Fulham fiton garën kundër Wolves për të nënshkruar Broja, tarifa e huazimit do të jetë rreth 4 milion £ për Chelsea dhe ai do të kthehet”, shkruan gazetari italian.

Arrihet marrëveshja / Armando Broja largohet nga Chelsea, ja ekipi i ri i
Armando Broja te Fulham

Video