Lara Colturi merr bronz në Botërorin e skive

2 Shkurt 2024, 17:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lara Colturi

Skiatorja Lara Colturi arriti të marrë medaljen bronzi në Botërorit për të rinj që po mbahet në Francë.

Skiatorja italo-shqiptare u rendit e treta në garën e slalomit gjigant që u mbajt këtë të premte.

Koha e saj ishte 1 sekondë e 18 të qindtat nga fituesja, kanadezja Britt Richardson. Zbritja e parë e Lara Colturit ishte më e mirë.

17-vjeçarja që garon për Shqipërinë do të marrë pjesë të shtunën në garën e slalomit, sërish me synim medaljen. Përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë Chiara Di Camillo u rendit e 61.

Në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri, Lara fitoi 1 medalje ari në super gjigant dhe 1 bronzi në slalom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj.

Video