Tjetër rekord i Ronaldos: I vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm

24 Nëntor 2022, 18:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Ronaldos sot

Pesë Botërorë të njëpasnjëshëm me të paktën një gol të shënuar. Ky është rekordi i radhës i Cristiano Ronaldos, që shënoi sot kundër Ganës.

CR7 fitoi vetë penalltinë dhe e realizoi me sukses po vetë duke kaluar kështu Pelé, gjermanët Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe Leo Messi që kanë shënuar në 4 Botërore të ndryshme. 

Goli i tij të parë në një fazë finale të Botërorit ishte më 17 qershor  2006 në 2-0 ndaj Iranit, më pas Koresë së Veriut (7-0) 21 qershor 2010, Ganës (2-1) 2014, Spanjës (3-3) 15 korrik 2018 (tripletë) dhe Marokut (1-0) 20 qershor 2018. Sot Ganës me një penallti që realizoi në mënyrë gjakftohtë. Golavarazhi i tij në Kupat e Botës është tani 18 ndeshje dhe 8 gola.

 

Video